Konfirmohet mungesa e parë tek Kombëtarja

0
SHPËRNDAJE
Loading...

13392268_1145504235489276_4727243524453990810_o

Kombëtarja shqiptare e Futbollit nuk ka mundur të zhvillojë të plotë programin stërvitor ditën e djeshme. Shkak për këtë gjë janë bërë reshjet e shumta të shiut që kanë rënë në qytetin e Durrësit, duke bërë të pamundur stërvitjen e plotë të pasdites.

Ndërkohë veç kësaj, stafi teknik i Kombëtares ka marrë edhe një lajm të keq. Bëhet fjalë për sulmuesin Armando Sadiku, i cili nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e rradhës ndaj Izraelit.

Sulmuesi që ishte në garë me kohën për t’u kthyer në fushë pas operacionit që kreu në gju. Ditën e sotme stafi mjekësor i Kombëtares i ka bërë të ditur trajneri De Biasi se nuk duhet të llogarisë shërbimet e sulmuesit për ndeshjen e rradhës.

Por, duke ditur formën e mirë që po kalon sulmuesi tjetër Bekim Balaj, kjo nuk është shumë shqetësuese. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.