Konfirmon FSHF-ja: Do lejohen 450 tifozë shqiptar në Maqedoni

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Denis Bastari

Maqedoni – Shqipëri / Denis Bastari, drejtori administrativ e Federatës Shqiptare të Futbollit, ka dhënë një deklaratë për “Top Channel” teksa ka folur në lidhje me vendimin për të luahtur me Maqedoninë në Strumicë.

“Kemi marrë një përgjigje nga zv.sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, i cili na tha se ndeshja do të luhet në Strumicë, pavarësisht se ai stadium nuk i plotëson kushtet minimale sportive. Por në një ndeshje si kjo, me nivel rrezikshmërie të lartë, më shumë rëndësi ka siguria. Ne kemi bërë kërkesa, por në fund të fundit është vet UEFA që vendos për të tilla çështje”,shprehet fillimisht Bastari. Më tej ai konfirmon se tifozët shqiptarë do të lejohen atje sipas rregullores dhe do të kenë 450 bileta në dispozicion.

“Bashkë me konfirmimin e fundit për zhvillimin e ndeshjes, na është konfirmuar nga UEFA se do të lejohen tifozët shqiptarë që të marrin pjesë në këtë ndeshje. Pra do të na lejohet 5%, që është parashikuar në rregullore, që përkon me rreth 450 tifozë në raport me kapacitetin që ka ai stadium”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU