Konte dhe Çelësi drejt divorcit. Ja kush do marri stolin e bluve të Londrës

0
SHPËRNDAJE

Ankesat e shpeshta të Antonio Kontes për merkaton e dobët të Çelsit duket se e kanë bërë Roman Abramoviçin ta humbasë durimin. Ai ka vendosur për të bërë ndryshime në stolin e skuadrës së tij. Kështu thonë tabloidët anglezë, të cilët shohin ish-trajenrin e Barcelonës, Luis Enriken, si pasuesin e trajnerit italian te Çelsi.

Javën që shkoi dikush betohej se në rast humbjeje me Njukasëllin në “FA Cup”, Konte rrezikonte shumë shkarkimin, por me atë fitore ai e ka larguar kërcënimin. Ajo që konsiderohet e sigurt nga “Times” ka të bëjë me faktin se raporti mes Kontes dhe drejtorit të klubit, Marina Granovskaia, janë inekzistente. Ata flasin vetëm nëpërmjet Karlo Kudiçinit.

Duket i sigurt ndryshimi në stol në fund të sezonit dhe “Sun” ka bërë edhe llogaritë sa do të përfitojë Konte, rreth 9 milionë stërlina. Luis Enrike ndërkohë vlerësohet si trajneri me profiling e duhur për të drejtuar Çelsin.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU