Konte “dinak”, përkëdhel Shqipërinë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kombëtarja/ Trajneri i kombëtares italiane Antonio Conte ka komentuar shortin e hedhur për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”. Tekniku italian shprehet me nota pozitive për ekipin kuqezi të drejtuar nga një tjetër italian, Gianni De Biasi. Ai theksoi se e vlerëson shumë Shqipërinë pasi ka bërë mjaft progres këto vitet e fundit. Ja çfarë tha Conte:
image
“U përballëm me ta në një ndeshje miqësore në Genova, dhe më impresionuan me lojën e tyre. Mos të harrojmë që ata mposhtën edhe Francën, dhe kjo nuk është pak. Do të jetë një gjë e bukur të përballesh me ta, pasi do të jetë edhe si një derbi pasi për tifozët shqiptarë skuadra e dytë dihet që është Italia.”-u shpreh trajneri Antonio Conte

S'KA KOMENTE

Comments are closed.