Kontrata e Pejiç hap probleme në FIFA

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Duket se çështja e kalimit të Pero Pejiç në kampionatin iranian është futur në një udhëkryq. Sulmuesi kroat ndodhet prej disa ditësh në Iran te skuadra e Esteghlal, ekip me të cilin ka arritur akordin për të luajtur për sezonin e ri. Por teksa palët u ulën për të firmosur, dhe për të zyrtarizuar kontratën, gjithçka mbetet ende pezull.

image
Klubi i Kukësit e ka dërguar lejen e kalimit të lojtarit te klubi në Iran dhe Esteghlal menjëherë më pas e ka dërguar në FIFA për të bëjë federimin e sulmuesit, por organizmi i futbollit botëror ka parë në kontratën që lojtari kishte me Kukësin edhe një klauzolë, në të cilën thuhej se, nëse nuk firmos në ndonjë klub jashtë, në Shqipëri nuk ka të drejtë të nënshkruajë me asnjë skuadër, përveç verilindorëve.

imageKjo lloj kontrate për FIFA-n është e papranueshme dhe ka kërkuar që të bëhen ndryshime. Por lojtari dhe klubi i Esteghal kishin kohë deri dje në orën 22:00, pasi ishte afati i fundit për federimet. Nga ana tjetër, klubi kuksian që duhej të jepte një miratimin për herë të dytë, ka qenë i angazhuar me ngjarjen e së enjtes, duke e neglizhuar çështjen me Pejiç. Në një situatë të tillë do të shihet gjatë këtyre ditëve se si është zgjidhur kjo çështje. Pejiç udhëtoi që të dielën drejt Iranit dhe gjithçka ishte gati që ai të firmoste me Esteghal, por ka hasur në problemin e paparashikuar dhe tashmë duhet një zgjidhje teksa ende nuk dihet se çdo të ndodhë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.