Konvertohen gjysma e biletave, “Elbasan Arena” do të jetë plot

0
SHPËRNDAJE
Loading...

malo-658x370

Ndryshimi i stadiumit të sfidës kualifikuese të Botërorit 2018, ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit nuk do të ndikojë në mbështetjen që tifozët kuqezi do t’i japin Kombëtares. Vetëm 24 orë pas nisjes së konvertimit të biletave, nga “Loro Boriçi” në “Elbasan Arena”, gjithçka rreth procesit ka ecur me ritme të larta.

Ndryshimi i biletave të blera nga tifozët deri të martën, pritet të mbyllet në kohë, për të bërë të mundur që askush të mos e humbasë sfidën vendimtare të Kombëtares. Këtë e garanton drejtori i marketingut në Federatën Shqiptare të Futbollit, Gazmend Malo.

Ky është një proces, që pavarësisht se ka nevojë për kohën e tij, mund të themi po ecën me ritme të kënaqshme, sepse me konvertimin e biletave që nisi të mërkurën dhe deri në mesditën e së enjtes, është realizuar kthimi i thuajse 50 për qind të biletave. Katër pikat tona në Tiranë, Elbasan dhe Shkodër po punojnë 12 orë dhe besojmë se deri në ditën e ndeshjes gjithçka do të jetë mbyllur me sukses.

Paralelisht me konvertimet, vijon edhe shitja e biletave. “Elbasan Arena” pritet të jetë i mbushur me kapacitet të plotë. 12,500 tifozë, për një det kuqezi në ëndrrën drejt Kupës së Botës.

“Përsa i takon shitjes së biletave, duke qenë se për ndeshjen në Shkodër ishin shitur 8 mijë bileta dhe kapaciteti i stadiumit “Elbasan Arena” është më i vogël, besojmë se stadiumi do të jetë i mbushur me tifozët që do të mbështesin Kombëtaren.”

Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit do të luhet këtë të shtunë, në orën 20:45 në Elbasan Arena. Të dyja skuadrat ndajnë vendin e tretë, në kuotën e 6 pikëve. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.