Konyaspori “blindon” vendin e tretë, Frosinone e Ajetit zhytet drejt fundit

0
SHPËRNDAJE

Alban Meha
Alban Meha

Legjionarët/ Konyaspori i Alban Mehas nuk di të ndalet në kampionat teksa ditën e sotme ka regjistruar një tjetër fitore. Edhe pse mesfushori shqiptar nuk luajti për asnjë minutë në këtë ndeshje, skuadra e tij arriti një fitore të merituar duke mposhtur 3-1 Rizesporin në “shtëpi” dhe tashmë vendi i tretë është bërë pronë e tyre. Konyaspor me siguri do të jetë pjesë e Europa League për sezonin e ardhshëm, teksa tashmë ka vënë nën presion edhe vendin e dytë të Fenerbahce.

Arlind Ajeti
Arlind Ajeti

Ndërkohë nga ana tjetër skuadra e një tjetër futbollisti shqiptar nuk ka mundur dot të fitojë duke e futur tashmë veten në skuadrat që rrezikojnë rënien nga kategoria. Bëhet fjalë për Frosinonen e Arlind Ajetit që ditën e sotme u mposht 0-2 në shtëpi nga Palermo, një rival direkt në luftën për mbijetesë në Serie A. Tashmë Frosinone ndodhet në vendin e parafundit në renditje duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria, teksa mbrojtësi i Kombëtares mungoi në këtë takim pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e kaluar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.