Korabi 3 “rikthime” për të ndalur Partizanin

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Korabi është i rënë nga Superiorja, por dje e surprizoi Kukësin, duke i shënuar i pari, por më pas verilindorët përmbysën gjithçka.

Në takimin e djeshëm dibranët kishin katër mungesa, pasi të pezulluar ishin Jubani, Mziu, Zefi dhe Prençi, ndërkohë që tre prej tyre rikthehen për ndeshjen me Partizanin.

Vetëm Jubani nuk do të jetë sërish, pasi shkodrani u pezullua me katër javë nga Komisioni i Disiplinës për kartonin e kuq që mori ndaj Tiranës.

Me rikthimin e Prençit mbrojtja rregullohet, pasi edhe Ardit Peposhi është rikthyer, ndërkohë që edhe kapiteni Mziu dhe Zefi në mesfushë janë rikthime të rëndësishme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU