Korabi befason Kukësin, ja arsyeja

0
SHPËRNDAJE
Loading...

peposhiKorabi ka befasuar skuadrën e Kukësit, duke arritur marrëveshjen me lojtarin e linjës së majtë Ardit Peposhi i cili kishte biseduar me verilindorët dhe pritej të firmoste.

Ish-lojtari i Bylisit ndoqi dje ndeshjen miqësore mes Kamzës dhe Korabit, dhe së shpejti pritet të zyrtarizohet te dibranët.

Peposhi, i cili veç Bylisit, ka luajtur dhe me Tiranën e Teutën, tashmë do të shtojë një tjetër skuadër në CV-në e tij, atë të Korabit që ka bërë më së shumti lëvizje gjatë kësaj merkatoje.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.