Korabi bën gati ekipin për ta ringjitur në Superiore

0
SHPËRNDAJE

Kategoria e Parë / Korabi e mbylli këtë sezon në Superiore në vendin e fundit duke grumbulluar në 36 javë vetëm pikë. Dibranët do të luajnë edicionin e ri në Kategorinë e Parë, ndërkohë drejtuesit po punojnë për merkaton verore. Fillimisht po mendohet për një projekt ambicioz, pasi synimi është rikthimi sërish në Superiore.

Janë plot 11 lojtarë që drejtuesit kanë vendosur të mbajnë në skuadër nga organika ekzistuese. Dy portierët Prençi dhe Laço shihen si futbollistë premtues, ndaj në kuadrat Korabi do të ketë për sezonin e ri këta dy futbollistë.

Në mbrojtje është vendosur të qëndrojnë Shabani,Prençi,Kaja dhe Arifaj.
Në mesfushë: Mziu, E.Kaloshi,G.Kaloshi, Çangu dhe Gavazaj. Ndërkohë për sulmin ekipi dibran do të futet në merkato. Sipsa  newsport.al i cili  kontaktoi administratorin Fehmi Mëziu, i cili konfirmoi listën e mësipërme dhe zbuloi edhe emrat e trajnerëve.

“Jemi në bisedime për dy përforcime në mbrojtje dhe për sulmin që çaloj shumë gjatë kampionatit që shkoi. Pas zgjedhjeve do të flasim edhe me ndonjë lojtar tjetër nëse kanë dëshirë të qëndrojnë. Skuadra do të grumbullohet në datë 10 korrik dhe do të nisim nga përgatitjet. Trajnerë janë ende Artion Poçi dhe Ermal Nexhipi. Kam folur dhe po pres që të konkretizojmë çdo gjë”, ka deklaruar për newsport.al, Fehmi Mëziu./pergatiti  Retin TOKA/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.