Korabi, “bunkier” ndaj kampionëve

0
SHPËRNDAJE

 korabi

Skuadra e Korabit po stërvitet në mënyrë intensive gjatë këtyre ditëve nën drejtimin e trajnerit Gerdi Haxhiu. Skuadra ka rritur ndjeshëm ritmin e seancës stërvitore. Ndërkohë që ajo që është vënë re ka qenë ndryshimi i skemës taktike në 3-5-2. Me 3 mbrojtës në vijën e mbrojtjës dhe dy nga krahët që ndihmojnë edhe sulmin në lojën ofensive, do të jetë stradegjia e re e skuadrës dibrane. Por më parë kjo skemë është aplikuar edhe nga ish-trajneri Mërgjyshi. Sic dihet këtë javë ata do të ndeshen me skuadrën e Skënderbeut në Korcë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.