Korabi, Çela gjakoset në stërvitje, ja mungesat për ndeshjen ndaj Luftëtarit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14902965_1313563055377755_2116555509114598023_oMungesat janë ende një problem për Korabin…

Sulmuesi Abraham Adelaja është stërvitur i diferencuar dje, por edhe Ardit Peposhi po u nënshtrohet urdhrave të mjekut.

Listës i është shtuar edhe mbrojtësi Emiliano Çela, që u dëmtua gjatë seancës së djeshme. Ai ka çarë buzën dhe ka shkuar në Spitalin Ushtarak për të marrë mjekimin e nevojshëm. Problemet shtohen kur dihet që të pezulluar prej kartonëve janë edhe Zguro me mesfushorin Jubani, duke ia vështirësuar zgjedhjet trajnerit Gerdi Haxhiu.

Burime të sigurta të minuta90.com pohojnë se, 4 mungesa të sigurta ka Korabi për ndeshjen e nesërme. Përveç të dëmtuarve Adelaja dhe Ardit Peposhi, në këtë listë janë të pezulluar edhe Zguro dhe Jubani.

Pezull mbetet mbrojtësi Çela, i cili dje mori një goditje në buzë, por ajo që ka rënë në sy gjatë këtyre ditëve është pozicionimi në sulm i ish-futbollistit të Laçit. Mbrojtësi i afruar në verë te dibranët do të luajë në majtë të sulmit, në mbështetje të sulmuesit të vetëm, Plaku.

Çela shquhet për lojën e tij në ajër, teksa këtë e ka treguar ndër vite te bardhezinjtë e Laçit, me të cilët ka shënuar edhe gola shumë të rëndësishëm, por pozicionimi në sulm nga minuta e parë ndodh për herë të parë për të.

Por, përtej renditjes dhe mungesave, lojtarët janë të vendosur për të luajtur gjithçka për gjithçka në këtë transfertë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.