Korabi huazon sulmuesin e Kukësit

0
SHPËRNDAJE

Denis Peposhi
Denis Peposhi
Kategoria Parë/ Ekipi i Korabit ka bërë një tjetër goditje në merkato, teksa kjo e fundit është drejt mbylljes edhe në Kategorinë e Parë. Drejtuesit e klubit dibran kanë zyrtarizuar afrimin e sulmuesit të Kukësit, Denis Peposhi, i cili do të aktivizohet ke Korabin në këtë sezon të ri. Ekipi kuksian duke parë konkurencën e madhe në sulm, ka vendosur t’a huazojë tek Korabi sulmuesin Peposhi për një periudhë 1-vjeçare. Kështu tashmë dibranët kompletojnë edhe repartin e sulmit, dhe duken gati për fillimin e sezonit të ri, në të cilin kanë synimet e tyre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.