Korabi i “përgjysmuar” ndaj Luftëtarit

0
SHPËRNDAJE
loading...

Superiorja / Korabi vijon përgatitjet për ndeshjen me Luftëtarin, teksa trajneri Artion Poçi do të ketë të gatshëm për këtë takim sulmuesin Emrush Kaloshi, i cili e përfundoi pezullimin e dhënë nga Komisioni i Disiplinës para dy javësh.

Por mungesat janë diçka që e shqetësojnë shumë stafin teknik, pasi sipas “Sport Ekspres”, janë disa lojtarë të cilët kanë shfaqur probleme dhe me shumë gjasa nuk do jenë në sfidën e radhës me gjirokastritët.

Kështu, sulmuesi Ardit Hoxhaj dhe mbrojtësit Veton Shabani e Ardit Poposhi kanë probleme fizike, ndërkohë që edhe Daniel Jubani nuk është stërvitur dje me skuadrën, ashtu sikurse ka bërë edhe javën e shkuar, kur mungoi në Korçë.

Trajneri Poçi duhet të gjejë një zgjidhje para kësaj ndeshjeje, për të hedhur në fushë një ekip konkurrues, ndaj një ekipi si Luftëtari, që do të jetë “i uritur” për tri pikët pas humbjes së pësuar në shtëpi me Flamurtarin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.