Korabi irritohet me presidentin Halili

0
SHPËRNDAJE

Tashmë skuadra e Korabit do të luajë ndeshjet në Pukë. Në fillim dibranët luanin në “Selman Stërmasi” dhe stërviteshin në kompleksin “Skënder Halili”. Por pas barazimit ndaj Tiranës, janë drejtuesit dibranë që akuzojnë presidentin Refik Halili në “Panorama Sport” se i ka dëbuar nga fusha e stërvitjes një ditë pasi Korabi i mori barazimin bardhebluve në shtëpi.

Është bërë e modës tashmë kërkesa e presidentëve për të dhënë fushën dhe në këmbim të marri fitoren ndaj ekipit që i hap dyert për të luajtur në fushën e tij. Kjo nisur edhe nga dëbimi i Korabit në “Zeqir Ymeri”. Sigurisht pas këtyre ndodhive dicka fshihet pas, e po ta mendosh pak më hollë, realiteti me cfarë në serviret e maskuar, janë shumë pranë me njëra-tjetrën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.