Korabi me trajner dhe stadium të ri

0
SHPËRNDAJE
Loading...

11760254_475779782598254_1916425281218688220_n
Stadiumi i Peshkopisë

Të paktën trajneri është gjë e sigurtë. Ai është ish-dinamoviti Dritan Mehmeti që ka vendosur të drejtojë Korabin e Peshkopisë në rrugëtimin e vet në Kategorinë e Parë. Korabi bëri një sezon të shkëlqyer vitin e kaluar në Kategorinë e Dytë duke kaluar një kat më lart bashkë me Gramshin që në fund fitoi trofeun e kësaj kategorie.

Por nuk mbarojnë këtu lajmet e mira për Korabin pasi deputeti i zonës Ulsi Muja ka bërë publik planin e përbashkët me kryetarin e bashkisë për rregullimin e stadiumit të Peshkopisë i cili ka nevojë urgjente për ndryshim. Në ditët në vijim do të prezantohet edhe projekti i cili po negociohet me mbështetjen e qeverisë.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.