Korabi, ndeshjet në stadiumin “Selman Stërmasi”.

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kastrioti-Korabi-2-700x465Nëse deri pak ditësh nuk kishte asnjë lëvizje në klubin e Korabit, ditët e fundit kanë qenë intensive për skuadrën dibrane, sidomos për dy drejtuesit kryesorë, trajnerin Artan Mërgjyshi dhe drejtorin e klubit Fehmi Mëziu. Pas seancës së parë stërvitore të zhvilluar në Pezë-Helmës, ku të pranishëm ishin rreth 16 futbollistë, një pjesë prej atyre që mbyllën sezonin në Kategorinë e Parë, dje klubi i Korabit ka nënshkruar kontratën me stadiumin “Selman Stërmasi” për të zhvilluar ndeshjet si pritës, pasi dihet që jo vetëm që fusha e Peshkopisë është e dënuar, por edhe nuk i plotëson kriteret e licensimit. Klubi i Tiranës, me në krye presidentin Refik Halili, është treguar shumë dashamirës karshi Korabit, duke hapur dyert jo vetëm të stadiumit “Selman Stërmasi”, por edhe kompleksit “Skënder Halili”, aty ku futbollistët dibranë do të stërviten gjatë gjithë sezonit, duke filluar nga fundi i muajit gusht.

Zyra per shtyp e Korabit ne Facebook

S'KA KOMENTE

Comments are closed.