Korabi, në Shkodër pa mungesa

0
SHPËRNDAJE

14976667_1313562915377769_2076655778335864239_o

Barazimi i fundit ndaj Luftëtarit ka sjellur optimizëm tek Korabi. Për ndeshjen e nesërme ndaj Vllaznisë trajneri Gerdi Haxhiu ka rikuperuar 3 lojtarë të rëndësishëm.

Kështu, Alfred Zefi, që mungoi në Gjirokastër për shkak kartonash për ndeshjen kundër Vllaznisë do të jetë i gatshëm. Lojtari që luan në repartin e mesfushës do të jetë një armë më shumë për Korabin në ndeshjen me shkodranët, teksa mund të përdoret në shumë role.

Ndërkohë në ekip do të rikthehen edhe lojtarët Jubani dhe Zguro, të cilët do të vihen nën urdhërat e trajnerit Haxhiu për ndeshjen e rradhës. Tashmë në kampin dibran ka nota optimiste.

Me grupin e plotë, me trajnerin e ri Haxhiu dhe me harmoninë e grupit ekipi ka udhëtuar sot drejt Shkodrës për ndeshjen e rradhës. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.