Korabi nis ndërtimin e stadiumit

0
SHPËRNDAJE

Korabi renditet i fundit pas dy fazave të para, ndërkohë që heqja e dënimit për të luajtur në shtëpi pa tifozë, ka nxitur dibranët të nisin punimet në stadiumin e tyre.

Prej ditës së djeshme kanë nisur punimet, teksa kërkohet që ndeshja me Laçin në shtëpi, e cila është ndeshja hapëse për këtë vit, të luhet në Peshkopi.

Nëse Korabi do të luaje në shtëpi në dy fazat e fundit, atëherë është e sigurt që aty do të jetë “ferr” për çdo kundërshtar dhe realisht dibranët do kenë shanse të mëdha për të mbijetuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.