Korabi, operohet me sukses mbrojtësi Prençi

0
SHPËRNDAJE

Kategoria Parë/ Mbrojtësi i Korabit, Elvis Prençi ka përfunduar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale në gjurin e tij, dhe tashmë pritet të fillojë sencat rehabilituese për rikthimin në fushë. Në një prononcim për “Minuta90”, ish-mbrojtësi i Partizanit dhe Kukësit shprehet se ka bërë dy ndërhyrje njëherësh në menisk dhe ligament, dhe se tani do të fillojë riaftësimin:

Elvis Prençi me fanellën e Kombëtares
Elvis Prençi me fanellën e Kombëtares

“Jam operuar pas një dëmtimi dhe çdo gjë shkoi mirë fatmirësisht. Bëra dy ndërhyrje në menisk dhe ligament dhe tani jam gati të filloj fazën e riaftësimin. Do të më duhen të paktën 6 muaj që të jem i gatshëm për t’u rikthyer sërisht në fushë. Do bëj maksimumin që të rikthehem edhe njëher në formen e meparshme.”-ishin fjalët e mbrojtësit Prençi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.