Korabi “përforcohet” para Laçit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Korabi luan të shtunën në Laç, teksa për këtë ndeshje dibranët do të kenë gati edhe Emiljano Veliajn, ish-kapitenin e bardhezinjve.

Mesfushori beratas ishte i pezulluar me kartonë të verdhë dhe mungoi në Vlorë, ashtu si pogradecari Vangjo Zguro.

Që të dy këta lojtarë do të jenë nën urdhrat e stafit teknik për sfidën e së shtunës. Por, edhe sulmuesi Abraham Adelaja do të jetë i gatshëm, që kthehet nga një dëmtim i gjatë.

Poashtu, burime të sigurta të minuta90.com konfirmojnë se, dyshja Artion Poçi-Ermal Nexhipi pritet të drejtojnë Korabin në fundjavë në ndeshjen ndaj Laçit, pasi trajneri nuk është gjetur akoma. /minuta90.com/

Formacioni i mundshëm: Vujadinoviç, Dukiç, Nako, Sheta, Çela, Zefi, Nexhipi, Veliaj, A. Peposhi, Plaku, Adelaja Tr: Artion Poçi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.