Korabi, portieri Miroslav Vujadinoviç me shumë mundësi nuk luan ndaj Vllaznisë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Para ndeshjes me Luftëtarin, portieri malazez i Korabit Miroslav Vujadinoviç ishte në dyshim për shkak të një problemi fizik. Nëse në atë ndeshje ai u aktivizua, në sfidën me ish-ekipin e tij Vllazninë ai mund të mbetet jashtë.

Dy ditët e fundit ai nuk ka qenë i pranishëm në seancat stërvitore, ç’ka i zvogëlon shanset që ai të jetë në fushën e blertë. Kështu, numri i mungesave i dibranëve, shkon në dy, pasi edhe Alfred Zefi do të mungojë për shkak të dënimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës, ndërkohë rikthehet i gatshëm Elvis Kaja, i cili mungoi ndaj Luftëtarit në Gjirokastër. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.