Korabi, qendërmbrojtësi merr përgjigje negative

0
SHPËRNDAJE

Kastrioti-Korabi-2-700x465Qendërmbrojtësi brazilian Leonardo Silva Lelis duket se nuk do të qëndrojë pjesë e Korabit për sezonin e ri futbollistik. Trajneri Mërgjyshi, duke afruar dy lojtarë të besuar të tij në skuadër si Kaja dhe Nako, e ka parë veten në pozitë të vështirë për të përzgjedhur si pjesë të skuadrës së tij edhe mbrojtësin brazilian.

Lojtari ka shfaqur një formë të mirë sportive, gjithashtu edhe teknike, por duket se ardhja e papritur e dy lojtarëve të Apolonisë i ka mbyllur hapësirat për të në rradhët e dibranëve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.