Korabi si “çifuti në shkretëtirë”

0
SHPËRNDAJE

E nisi në Tiranë, shkoi pak ditë në Kukës dhe tashmë ka mbetur rrugëve. Korabi është ende në ajër, në lidhje me ndeshjen e fundit të vitit, kundër Flamurtarit, sepse ende nuk ka gjetur stadium.

Në fakt, pasi e përzunë nga “Zeqir Ymeri”, Korabi bëri të ditur se do të luante në Pukë, në pritje të fillimit të punimeve në stadiumin e vet, por tashmë duket se planet kanë ndryshuar.

Është FSHF ajo që po mban pezull dibranët, sepse nuk është pranuar ende stadiumi i Pukës si alternativë, për arsye që nuk dihen, sepse nëse Tërbuni luajti vjet në Superiore në Pukë, nuk ka ndonjë arsye pse të mos pranohet Korabi.

E vetmja gjë e sigurt është se do të luhet të enjten në orën 14.00, ndërsa për stadiumin, mbase gjen diçka deri të mërkurën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.