Korabi, trajneri dhe kapiteni njëzëri: Po na hanë hakun

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Te Korabi nuk pajtohen me arbitrat. Në konferencën e sotme për shtyp, klubi dibran ka reaguar edhe njëherë ashpër ndaj vendimeve arbitrare, tendencioze sipas tyre. Ka qenë trajneri Haxhiu dhe kapiteni Mziu që folen për mediat, teksa trajneri i dibranëve u shpreh:

“Boll më! Nuk mund të ketë javë pas jave raste të përsëritura. Nuk mund të hajë njeri hakun. Për sa i përket deklaratës pas ndeshjes me Skënderbeun, nuk e tërheq mbrapsh. Unë mendoj që kur të shqyrtohet çështja ime në Disiplinë, do ta lënë mënjanë pasi dhe ata e dinë që kam të drejtë. Mendoj që nuk do të dënohem nga Komisioni i Disiplinës”, ka përfunduar trajneri Gerd Haxhiu në konferencën për shtyp.

Ndërkohë, kapiteni i Korabit Sokol Mziu është shprehur: “Ne po na hajnë hakun. Janë 11 raste që na kanë penalizuar. Ne asiher nuk e mendojmë që kemi drejtësi. Kur futemi në fushë, kemi atë presionin që diçka mund të ndodhë nga momenti në moment.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.