Korabi, trajneri Gerdi Haxhiu: Besoj te mbijetesa

0
SHPËRNDAJE

?????????????????????????????????????????????????????????

Jashtë impenjimeve të Kupës, Korabit i duhet të merret me një mision më të komplikuar, mbijetesën. Gerdi Haxhiu e mori skuadrën në vendin e fundit të klasifikimit, dhe pas 7 ditësh punë me të, mund të japë një përshtypje më të qartë për grupin që ka në dispozicion, ku spikat pakënaqësia për një kondicion fizik ndryshe nga ai që kishte shpresuar.

“E mendoja krejt ndryshe nga pikëpamja e kondicionit, po mundohemi që të aktivizojmë të gjithë lojtarët e skuadrës. Kam bindjen se mund të vijnë rezultatet.”

Por çfarë do të ndryshojë Haxhiu te Korabi, fjala revolucion zakonisht është e papreferuar për një trajner, edhe pse tekniku synon t’i japë ekipit tjetër fytyrë dhe ritëm.

“Skuadra ka nisur të ndryshojë në të gjitha pikëpamjet, jam i detyruar të bëj ndryshime por jo të gjithë skuadrën.”

Debutimi është i vështirësisë maksimale, një përballje në Korçë fundjavën e ardhshme me Skënderbeun, por Korabi nuk shkon aty kursesi i gatshëm për të bërë viktimën e vetësakrifikuar, ku do tentojë të paktën një pikë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.