Korçarët apel Kukësit: Rishikojeni çmimin e biletave se nuk do pasuroheni me një ndeshje

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Klubi i Kukësit njoftoi para dy ditëve se biletat për ndeshjen Kukësi-Skënderbeu kushtojnë 1000 dhe 2000 lekë të reja, sipas sektorit.

Ky çmim nuk është normal për ekonominë shqiptare, edhe pse bëhet fjalë për një sfidë që vendos titullin kampion. Kjo ka bërë që edhe korçarët të reagojnë, pasi nuk u duket aspak normale një çmim i tillë.

“E kuptojmë shumë mirë mundësinë që të jep një ndeshje e nivelit të tillë për të arkëtuar para për klubin nga shitja e biletave të stadiumit, por nuk mund të kuptojmë konceptin e përdorur për çmimin e vendosur. Kjo është sfidë e rëndësishme për çdo skuadër, por nuk mendojmë që vlera e caktuar, do ta pasurojë sa duhet klubin kundërshtar për atë numër të biletave që i takon tifozëve të skuadrës së Skënderbeut. Një çmim i tillë nuk është aspak normal, duke marrë parasysh edhe faktorët e tjerë që tifozët e Skënderbeut kanë për të udhëtuar nga Korça në Kukës. I bëjmë thirrje ekipit të Kukësit ta rishikojnë edhe një herë këtë absurditet në lidhje me çmimet e biletave, pasi ky trajtim nuk është parë dhe as nuk do të shihet ndonjëherë në Korçë. Gjithçka kërkohet është realitet dhe ‘fair-play\, pasi futbolli duhet t’i bashkojë njerëzit e t’i afrojë pranë stadiumeve, e jo t’i ndajë ata”, shkruhet në reagimin e bërë nga klubi i Skënderbeut.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU