Korçarët largojnë dy blerjet e bujshme

0
SHPËRNDAJE
loading...

Superiorja / Vetëm pak pasi trajneri Ilir Daja deklaroi për mediat se Ogunjimi dhe Predesku e kanë mbyllur me Skënderbeun, duke argumentuar dhe dhënë si motivacion, mungesën e hapësirave në dispozicion të dy futbollistëve, klubi korçar ka nxituar të njoftojë zyrtarisht largimin e lojtarëve. Nga sot, të dy futbollistët e afruar te bardhekuqtë gjatë merkatos së janarit, nuk do të jenë më pjesë e skuadrës së Skënderbeut, për shkak të prishjes së kontratës me marrëveshje mes palëve.

“Duke analizuar performancën, drejtuesit e klubit kanë vendosur të shkëputin mardhëniet kontraktuale me dy lojtarët, Marvin Ogunjimi dhe Cornel Predescu. Gjithçka është zgjidhur me mirëkuptim dhe prej sot dy lojtarët e afruar në merkaton e janarit nuk janë pjesë e ekipit bardhekuq. Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ falenderon të dy lojtarët për kontributin e tyre me fanellën bardhekuqe dhe iu uron suksese në karrierën e tyre”, njoton zyrtarisht klubi i Skënderbeut nëpërmjet portalit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU