Korçarët në ankth për Jashanicën

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Në fundin e pjesë së parë të ndeshjes së djeshme me Vllazninë, mbrojtësi i Skënderbeut, Bajram Jshanica, la fushën i dëmtuar. Dëmtimi në shpatull duket serioz dhe stafi mjekësor i korçarëve, pasi ka parë gjendjen e lojtarit, ka shkuar bashkë me të në spitalin e qytetit për të bërë një eko.

Në fakt, mjeku Pantazi ka pasur frikë për ndonjë thyerje, por nga ekoja e bërë dje në Spitalin e Korçës ka rezultuar se nuk ka thyerje. Por mbrojtësi kosovar duhet të bëjë edhe një rezonancë sot në kryeqytet, për të mësuar me saktësi se për çfarë dëmtimi bëhet fjalë dhe sa kohë i duhet të riaftësohet plotësisht.

Stafi teknik i Skënderbeut është në ankth për këtë titullar, pasi është nga më të rëndësishmit në ekip. Për më tepër, Jashanica është ndër kandidatët kryesorë për t’u shitur në merkaton e janarit nga Skënderbeu në një ekip të huaj.

Bajram Jashanica

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.