Korçarët në sulm për një super sulmues

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Sulmi është problemi që duhet të zgjidhë Skënderbeu, pasi aktualisht në skuadër janë Xhejms dhe Plaku, me nigerianin që mund të shitet.

Salihi e ka mbyllur në Superiore dhe sipas Supersport objektivi i korçarëve është Besart Ibraimi, sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës, golashënuesi më i mirë në kampionatin maqedonas me 20 gola.

30-vjeçari ka provuar të luajë edhe me Shalken në Bundesligë, ndërkohë që ka një karrierë të pasur jashtë vendit.

Sulmuesi në dy sezonet e fundit ka realizuar 45 gola në kampionat, shifër bindëse. Siç dihet, Salihi ka qenë lojtari më i paguar i Skënderbeut dhe largimi i tij ia jep mundësinë korçarëve të shpenzojnë për një tjetër sulmues kalibri si Ibraimi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.