Kosova/ Bunjaku shpall 22-shen e grumbulluar ndaj Kroacisë dhe Finlandës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kosova/ Albert Bunjaku ka publikuar listën e 22 futbollistëve të ftuar te Kosova për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për botërorin Rusi 2018 kundër Kroacisë dhe Finlandës. Për selektorin e Kosovës ka qenë mjaft e komplikuar për të formuar këtë listë, sipas tij që 9 vjet prejse udhëheq, situata nuk ka qenë asnjëherë më e vështirë përshkak të mungesës së paraqitjeve që kanë futbollistët nëpër ekipet e tyre, e disa ende nuk kanë gjetur skuadër. Lista e plotë e lojtarëve të ftuar është kjo:
Portier:
Samir Ujkani
Adis Nurkovic
Blerdar Hajdini
Mbrojtes:
Ardin Dallku
Amir Rrahmani
Bajram Jashanica
Mërgim Vojvoda
Leart Paqarada
Benjamin Kololli
Lirim Kastrati
Mesfushorë:
Besar Halimi
Besar Musolli
Donis Avdijaj
Hekuran Kryeziu
Enis Alushi
Milot Rashica
Arbër Zeneli
Bernard Berisha
Valon Berisha
Sulmues:
Vedat Muriqi
Erton Fejzullahu
Atdhe Nuhiu
Ishte planifikuar që edhe Alban Pnishi të ishte me këtë grup por para 2 ditësh ai ka pësuar lëndim dhe nuk është ftuar. Vlenë të theksohet që për herë të parë në këtë fazë kualifikuese për botëror janë grumbulluar, mbrojtësit Ardin Dallku e Bajram Jashanica poashtu edhe sulmuesi Erton Fejzullahu. Në dallim me listën anti Turqi, Albert Bunjaku ka bërë 5 ndryshime, duke lënë jashtë Avni Pepën, Fidan Alitin, Herolind Shalën, Anel Rashkajn dhe Besart Berishën.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU