Kosova dhe Gjibraltari, pranë hapit përfundimtar

0
SHPËRNDAJE

 

kosova
Kosova

FIFA aprovoi edhe zyrtarisht rekomandimin për votim në Kongresin që do të mbahet në 13 Maj 2016 për të pranuar me të drejta të plota Federatat e Futbollit të Kosovës dhe të Gjibraltarit që rrjedhimisht i bie të bëhen anëtarët numër 210 dhe 211.

Të dy shtetet do të kenë mundësinë më pas të hynë në fazën eliminatore të Boterorit Rusi 2018 dhe këtë e konfirmon vetë FIFA. Gjilbraltarit i është mohuar njëherë anëtarësimi në vitin 2014 por kësaj radhe pritet që të dyja të kalojnë lehtësisht këtë pengesë.

Gibraltar
Gjibraltari

Gjibraltari është territor i qeverisur nga britanikët por që ndodhet në gjirin iberik dhe që mbahet nga Spanja si tokë e tyre. Ka njëzet vjet që Gjibraltarit nuk i lejohet anëtarësimi, pikërisht nga kundërshtimet e forta të Spanjës, por UEFA e pranoi më në fund edicionin e kaluar duke ja lejuar edhe pjesëmarrjen në eliminatoret e Euro 2016.

Ndërsa për Kosovën dihet që kundërshtari numër një është Serbia me mbështetësit e saj, Rusinë, Spanjën, Greqinë, Malin e Zi etj. por edhe Zvicrën e cila ka frikën se mos humbet disa nga lojtarët shqiptarë të Kosovës që luajnë për Kombëtaren e saj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.