Kosova – Ishujt Faroe 2-0/ Kosova bind dhe merr fitore me vlera

0
SHPËRNDAJE

Kosova – Ishujt Faroe 2-0

Shënues: Bunjaku 43′, Rashani 94′

Kosova: Ujkani, Perdedaj, Pepa, Jashanica, Paqarada, Kryeziu, Alushi, Halimi, Berisha, Celina, Bunjaku. Trajner: Albert Bunjaki


Ekipi Përfaqësues i Kosovës ka arritur të marrë një fitore te rëndësishme ndaj Ishujve Faroe, duke festuar kështu në mënyrën më të mirë pranimin në FIFA dhe UEFA. Edhe pse rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 2-0, duke lënë të nënkuptohet se ishte një përballje e luftuar, në fushën e lojës ka qenë diçka krejt ndryshe.

Kosova ka qenë më dominuese në të gjitha aspektet, një gjë normale kjo duke parë edhe kundërshtarin modest që kishin përballë. Në këtë takim nuk munguan as kartonat e kuq, nga një për të dyja skuadrat. Në minutën e 37′ Bersat Celina la me 10′ lojtarë Kosovësn, teksa në minutën e 43′ do të vinte edhe momenti më i bukur i ndeshjes. Albert Bunjaku do të shënontë golin e parë të ndeshjes për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Ndërkohë golini dytë i ndeshjes u shënua nga Elbasan Rashani në minutën e 94′ për t’i dhënë fitoren e pastër Kosovës. Një ndeshje tejet pozitive kjo për Kosovën, teksa duket qartë progresi që kjo përfaqësuese ka bërë.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.