Kosova merr “Jo-të” e para

0
SHPËRNDAJE

kosova
Ishte Mathias Hogmo, trajneri i Norvegjisë, i cili ka konfirmuar se vëllezërit Valon e Veton Berisha kanë vendosur të vazhdojnë me përfaqësuesen norvegjeze dhe nuk do t’i bashkohen Kosovës.

“Ata e kanë vendosur. Ata janë të motivuar për të luajtur për Norvegjinë”, ka deklaruar Hogmo për “Nettavisen”.

Valon Berisha luan në rolin e mesfushorit për Salzburgun në Austri, ndërsa Vetoni luan si sulmues për Greuther Furthin në Gjermani.

Ditë më parë, Milot Rashica, Alban Meha e Herolind Shala u konfirmuan si lojtarët e rinj që kanë pranuar të luajnë për Kosovën.

Akoma nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga yjet e Zvicrës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.