Kosova në fushë për herë të parë

0
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesja e Kosovës për femra, të shtunën zhvillon ndeshjen e parë kundër një tjetër përfaqësueseje, e pikërisht ndaj Kombëtares së Shqipërisë. Takimi do të zhvillohet në fushën e “Hotel Tropikal”, ndërsa lajmin e ka konfirmuar përzgjedhësja e Kosovës Afërdita Fazliu.

“Është ndeshja e parë që Kosova luan me një përfaqësuese tjetër. Është shumë e rëndësishme pasi FFK-ja po punon intensivisht që të njihet nga UEFA dhe FIFA. Në aspektin profesional është me rëndësi që ta kemi një pasqyrë të përafërt për kualitetin, apo të themi më mirë, për potencialin që kemi, kur dihet që Shqipëria është Kombëtare e respektuar dhe ka përvojë në ndeshjet ndërkombëtare”, deklaroi Fazliu për GazetaOlle.com.

Kjo është lista e futbollisteve të ftuara të Kosovës:

Florentina Kolgeci, Zelfije Bajramaj (13 Qershori), Qëndresa Krasniqi, Advije Veliu, Blerta Kaçiu, Agnesa Rexha, Edona Kryeziu, Liridona Syla ( Hajvalia), Blerina Musa, Qëndresa Bajra, Antigona Miftari, Jehona Ademi, Arbenita Curraj, Donjeta Haxha (Mitrovica), Valentina Shumolli, Rabije Ramaj, Mimoza Islami (Vizioni), Fitore Dalipi, Kaltrina Biqkaj, Batije Miftari, Merita Borovci (Intelektualet), Xhemile Berisha (Kosova Prishtinë)

Nga: GazetaOlle.com

S'KA KOMENTE

Comments are closed.