Kosova në krizë dhe gjithmonë në fund, Turqia i shënon 4 herë

0
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar takimi në stadiumin “Loro Boriçi”, Kosovë-Turqi 1-4. Një humbje zhgënjyese për përfaqësuesen e drejtuar nga trajneri Albert Bunjaki.

Turqia e ka gjetur shumë shpejt golin e avantazhit, ku në minutën e 7-të mesfushori Sen me kokë ka kaluar në avantazh të tijtë. Për të rihapur takimin ka menduar mbrojtësi Amir Rrahmani i cili me një gjuajtje të bukur me kokë e ka dërguar topin në rrjetë, pas krosimit nga këndi të mesfushorit Valon Berisha.

Në minutën e 31′, mesfushori Under dyfishon rezultatin duke dërguar skuadrën në dhomat e zhveshjes në epërsinë e një goli. Me fillimin e pjesës së sulmuesi Yilmaz dhe mesfushori Tufan ishin autorët që vulosën fitoren.

Pas kësaj fitoreje Turqia pozicionohet në vendin e 3-të në kuotën e 11 pikëve, ndërsa Kosova mbyll tabelën e renditjes me vetëm 1 pikë në 6 takime. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.