Kosova pranë pranimit në UEFA, kërkesa do shqyrtohet nga Komiteti Ekzekutiv

0
SHPËRNDAJE

kombetarja-kosovare-800x424Kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në UEFA është përfshirë në axhendën e mbledhje së ardhshme të komiteti Ekzekutiv të këtij organizmi, që zhvillohet më 17 dhe 18 shtator në Maltë. Lajmin e konfirmoi Sekretari i Përgjithshëm, Gianni Infantino.

Një lajm pozitiv për futbollin kosovar, që për momentin lejohet të zhvillojë vetëm ndeshje miqësore në nivel përfaqësuesesh dhe klubesh prej janarit të 2014 me një leje të veçantë të FIFA -s.

Një zhvillim i tillë i hap rrugën pranimit të mundshëm të Federatës të Futbollit të Kosovës në marsin e vitit të ardhshëm, në kongresin që do të mbahet në Budapest, shkruan Agjencia Associated Press. Kosova mund të marrë pjesë edhe në takimin që do të zhvillojë FIFA në muajin maj në Meksikë.

Drejtuesit kosovarë shpresojnë që me këtë pranim të përfshihen në kualifikueset e Kupës së Botës 2018, në grupet që kanë nga 5 ekipe. Eliminatoret do të nisin në shtatorin e 2016, megjithatë FIFA ende nuk ka bërë asnjë koment rreth kësaj çështje.

Tv Klan

S'KA KOMENTE

Comments are closed.