Kosova publikon listën, Alban Meha jashtë, afrohen dy sulmues të rinj

0
SHPËRNDAJE

Në një konferencë për shtyp të mbajtur sot, trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjen e radhës kualifikuese ndaj Islandës, që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Ai ka vendosur t’u besojë 23 futbollistëve, ku bie në sy lënia jashtë e mesfushorit të Konyaspor, Alban Meha. Për herë të parë me përfaqësuesen e Kosovës është grumbulluar ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare, Besart Berisha. Gjithashtu pjesë e Kosovës për herë të parë do të jetë edhe sulmuesi Atdhe Nuhiu.

Më poshtë, është edhe lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar të Kosovës për ndeshjen e radhës, atë ndaj Islandës. /minuta90.com/

Portierë

  1. Samir Ujkani
  2. Adis Nurkoviç
  3. Bledar Hajdini

Mbrojtës

4. Fanol Përdedaj
5. Leart Paqarada
6. Alban Pnishi
7. Amir Rrahmani
8. Benjanim Kololli
9. Fidan Aliti
10. Mërgim Vojvoda
11. Ardian Ismajli

Mesfushorë

12. Bernard Berisha
13. Valon Berisha
14. Bersant Celina
15. Milot Rashica
16. Herolind Shala
17. Arbër Zeneli
18. Hekuran Kryeziu

Sulmues

19. Vedat Muriqi
20. Elba Rashani
21. Besart Berisha
22. Atdhe Nuhiu
23. Donis Avdijaj

S'KA KOMENTE

Comments are closed.