Kosova reziston vetëm 45′, Turqia e mposht për 4 minuta

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15032770_1200065436750845_7884707391516363558_n

Ka zgjatur vetëm 45 minuta rezistenca e Kosovës ndaj Turqisë. Skuadra e trajnerit Albert Bunjaki u mposht 2-0 në ndeshjen e rradhës teksa rivalët turq dominuan thuajse për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Kështu, Turqia ka arritur të sigurojë fitoren e parë në Grupin I kualifikues duke mposhtur në ndeshjen e 4-t Kosovën. Pas një pjese të parë disi në nivel, ku Kosova iu afrua golit dhe Ujkani bëri disa pritje shpëtimtare, në të dytën ata u dorëzuan shumë shpejtë. Burak Yilmaz dhe Sen, ndëshkuan kosovarët me golat e tyre duke i dhënë fitoren e parë Turqisë në këto eliminatore.

Takimi nis i qetë, ku në minutat e para të takimit, mungojnë rastet e rrezikshme.

Në të 7-tën, Valon Berisha tenton me një goditje nga larg, por topi shkon jashtë shumë lart mbi traun e portës.

Në të 12-tën, Shala tenton nga me një goditje nga jashtë zonës, por topi del jashtë shumë lart mbi traun e portës.

Vjen minuta e 19-të dhe turqit godasin shtyllën pas një goditjeje të rrezikshme me kokë brenda zonës nga ana e Kaldirim, i cili u shërbye me një krosim mjaft të mirë nga Çalhanoglu nga ekzekutimi i një goditjeje dënimi.

Tenton edhe Muriqi në të 24-tën me një goditje nga jashtë zonës, por sërish topi shkon jashtë shumë lart mbi portë.

Pas një minute, Sen tenton diagonal brenda zonës me një goditje mjaft të rrezikshme, por Ujkani bën një pritje të shkëlqyer duke e dërguar topin në goditje këndi.

Çalhanoglu tenton dy herë radhazi. Në goditjen e parë, reagon mirë Ujkani duke e larguar topin në goditje këndi, ndërsa në rastin e dytë mesfushori ekzekuton rrezikshëm një goditje dënimi duke goditur drejt portës, por sërish Ujkani e devijon topin në goditje këndi.

Në të 39-tën, Sen tenton rrezikshëm me kokë brenda zonës, por Ujkani arrin të largojë rrezikun.

Në fundit e pjesës së parë, kemi dy raste të njëpasnjëshme, një për Turqinë, një për Kosovën. Për turqit Yilmaz tenton me një goditje të rrezikshme me kokë, por topi shkon jashtë ngjitur me shtyllën.

Ndërsa, te Kosova, godet shtyllën Valon Berisha me një gjuajtje të rrezikshme brenda zonës, pas një pasimi nga e djathta nga Rashica.

Fraksioni i dytë nis me një zëvëndësim për Turqinë, ku aktivizohet Malli në vend të Ozyakup.

5 minuta pas startit të së dytës Turqia kalon në avantazh. Eshtë Yilmaz i cili brenda zonës shfrytëzon më së miri një top të marrë nga Malli nga e djathta.

As 4 minuta nuk kalojnë dhe Sen dyfishon shifrat pasi dërgon në rrjetë një top të rikthyer në lojë nga shtylla e goditur nga Yilmaz.

Kosova mundohet të reagojë dhe në të 61-tën, Rrahmani godet me kokë rrezikshëm brenda zonës por e kontrollon topin pa vështirësi portieri Babaçan.

Minutat në vijim dhe deri në fund kalojnë të qeta, me Kosovën më kërkuese, por të pafuqishme për të çarë mbrojtjen turke dhe për pasojë mungojnë rastet e rrezikshme gjatë këtyre minutave. Takimi nuk ka më histori dhe mbyllet me rezultatin 2-0.

Skuadra e trajnerit Bunjaki vijon serinë e humbjeve rradhazi, teksa kjo ishte e treta. Me vetëm 1 gol të shënuar në katër ndeshje dhe vetëm 1 pikë, e lënë Kosovën në vendin e fundit të renditjes në grupin e saj. Ndërsa Turqia ngjitet në kuotën e 5 pikëve duke mbajtur vendin e 4-t në renditje.

Takimi tjetër i grupit i luajtur paralel mes Kroacisë dhe Islandës ka përfunduar me fitoren 2-0 të ballkanasve falë dopietës së Brozoviç. Me këtë fitore Kroacia mban kreun e grupit me 10 pikë ndërsa Islanda qëndron provizorisht e dyta me 7. /minuta90.com/

Turqi-Kosovë 2-0

Golat: Yilmaz 51’, Sen 55’

Turqia: Babacan, Gonul, Toprak, Topal, Ali Kaldirim, Ozyakup (Malli 46’), Inan, Çalhanoglu, Sen (Under 76’), Turan, Yilmaz (Tosun 87’) (në dispozicion: Yildirim, Tekin, Ozbayrakli, Koybasi, Y. Ayhan, K. Ayhan, Çigerçi, Çolak, Batdal) Tr: Fatih Terim

Kosova: Ujkani, Përdedaj, Rrahmani, Pnishi, Kololli, Alushi, Rashica, Shala, V. Berisha, Zeneli, Muriqi (në dispozicion: Nurkoviç, Hajdini, Vojvoda, Pepa, Paqarada, Zejnullahu, Aliti, Halimi, Meha, B. Berisha) Tr: Albert Bunjaki

Gjyqtarë: Tamas Bognar, Zsolt Varga, Balazs Buzas, Ferenc Karako

Kartonë të verdhë: Yilmaz 44’/ Rrahmani 21’, Alushi 37’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.