Kosova/ Vanoli jam gati ta strërvis kombëtaren

0
SHPËRNDAJE

Kosova vazhdon kërkimin për trajner dhe duket gjithnjë e më pranë marrëveshja me Rodolfo Vanolin, i cili konfirmon kontaktin me njerëz pranë Federatës së Koovës: “Njerëz pranë Federatës më kanë kontaktuar dhe jam treguar i gatshëm të marr drejtimin. Natyrisht, kam thënë “po”, por me disa kushte, sepse Kosova është një kombëtare e re, ku duhet rindërtuar gjithçka, ndaj duhen disa kushte për të punuar. Ne italianët çojmë jashtë Italisë filozofinë dhe mentalitetin tonë. Do të më pëlqente të nisja këtë rrugëtim me një kombëtare të re dhe që synon nivele të rëndësishme”.

Vanoli flet edhe për organizimin: “Kosova është kombëtare e re dhe ka nevojë për një qendër teknike si Kovverçano, për të zhvilluar grumbullime të rënësishme. Kam pasur fatin të njihem me Behramin, kam biseduar për të kuptuar shumë gjëra”.

Radolfo Vanoli

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU