Kosovë, boksieri 25 vjeçar i jep fund jetës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Boks/ Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e sportit në Kosovë. Boksieri Denis Hasani i ka dhënë fund jetës së tij, duke kryer një vetë vrasje. Sipas gazetës “Zëri” ai ka përdorur një litar për t’u vetëvarur, duke ndërprerë kështu në mes jetën e tij.
image
Ngjarja ka ndodhur dje gjatë orëve të mbrëmjes, ku viktima është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet ngjarjes.

Hasani i cili ishte 25 vjeçar kishte kushte të mira financiare. Sipas disa miqve të tij, boksieri kishte edhe disa biznese private, kryesisht lokale në qytetin e Fushë Kosovës.

Nga ana tjetër, vdekja e viktimës është konfirmuar edhe nga mjeku i cili ishte në vendin e ngjarjes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.