Kotobelli drejt Partizanit, Cetkoviç, Torassa dhe Ekuban në “udhëkryq”

0
SHPËRNDAJE

Pas largimit nga Teuta, mbrojtësi Blerim Kotobelli ka nisur të mendojë për të ardhmen e tij. Këmbëmajti nuk ka preferuar të rinovojë me Teutën, ndërkohë që burime të sigurta të minuta90.com pohojnë se ai në dorë ka dy oferta, nga Partizani dhe Shkëndija e Tetovës.

Që të vendosë i takon mbrojtësit Kotobelli, por gjithsesi destinacioni më i mundshëm për mbrojtësin shihet në kampin e kuq, ku në krahun e majtë sezonin e kaluar trajneri Sulejman Starova është detyruar të tërheqë në mbrojtje mesfushorin Lorenc Trashi kur mbrojtësi Renaldo Kalari ka pasur probleme. Përveç mbrojtësit Kotobelli, 15-herë kampionët e Shqipërisë, kanë pasur bisedime me mbrojtësin Olsi Teqja dhe mesfushorin Bruno Dita, por në ditët në vijim pritet të qartësohet gjithçka mbi të ardhmen e këtyre lojtarëve.

Ndërkohë te të kuqtë i sigurt është qëndrimi i mbrojtësit Sodiq Atanda, ndërsa për të huajt e tjerë, Marko Cetkoviç, Agustin Torassa dhe Caleb Ekuban nuk ka asnjë vendim të formës së prerë. Nëse drejtuesit e Partizanit gjejnë alternativa më të mira, të tre lojtarëve që u ka mbaruar kontrata nuk do t’u kërkohet rinovimi. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.