Kozniku: Presidenti i D.Zagreb u mahnit nga mikëpritja shqiptare

0
SHPËRNDAJE

Ish-futbollisti i mirënjohur nga Kosova, por që ka luajtur për Krocinë, Ardian Kozniku dhe trajner i shumë skuadrave, ishte i pranishëm në ndeshjen Skënderbeu dhe Dinamo e Zagrebit, në takimin e parë të play-off-it të Champions League . Ai është i mahnitur me atmosferën që ka parë në stadiumin “Elbasan Arena”, por ka treguar ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot” se çfarë i ka thënë pas ndeshjes presidenti i Dinamos, Zdravko Mamiç. “Skënderbeu deri me tani e ka bë një sukses mjaft të madh dhe ka hyrë në historinë e popullit shqiptar me plot meritë”.

koznik“Ndërsa për lojtarët që më lanë përshtypje dhe që ishin më të mirët në terren, janë, si: Bernard Berisha, Liridon Latifi, Sabien Lilaj. Dhe më në fund të them se udhëheqësia e Dinamos në krye me Zdravko Mamiçin kanë thënë pas ndeshjes se prej kohësh nuk kanë pa organizim dhe mikpritje të tillë, si ai që iu ka bë. Ata kanë qenë shumë të kënaqur dhe i kanë falënderuar të gjithëve. Edhe mua më kanë pritur në mënyrë fenomenale Tirana e Shqipëria. Dhe shumë me erdhi mirë se pashë shumë miq të mi. E lavdëroj dhe uroj ekipin e Skënderbeut për një lojë shumë korrekte. Kjo është puna dhe suksesi i kreut të klubit dhe e trajnerit”, deklaroi Kozniku për “Bota Sot”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.