Krasniqi akord me Bylis por firma ende nuk ka mbërritur

0
SHPËRNDAJE

Duket se ekipi i Bylis ngelet një stacion i preferuar nga futbollistët e Kosovës dhe këtë rrugëtim dëshiron ta përshkrojë edhe Besnik Krasniqi, futbollist që më parë ka luajtur në Shqipëri te Teuta dhe Partizani. Mbrojtësi 25-vjeçar ka arritur akordin me ballshiotët por firma ende nuk është hedhur në letër.

Klubi i Bylis, që në kësi rastesh është mjaft serioz dhe i kujdesshëm, nuk e ka prezantuar ende zyrtarisht Kraniqin siç ka bërë me lojtarë të tjerë duke i prezantuar ata me fanellat dhe fotot e rastit. Gjithsesi, me lëvizjet e saj duket se Bylis e ka marrë shumë seriozisht pjesëmarrjen në Superiore duke planifikuar të qëndrojë aty sa më gjatë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.