Krasniqi: Duam të mposhtim çdo rival, duke filluar nga derbi

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Në prag të ndeshjes më të rëndësishme të sezonit, në derbin e kryeqytetit Partizani-Tirana, mbrojtësi Gëzim Krasniqi ka dalë përpara mediave në një konferencë për shtyp. Mbrojtësi ka folur për rëndësinë e kësaj sfide, dhe jo vetëm. Ai edhe ka premtuar se do të japin maksimumin si ekip për të mposhtur çdo kundërshtar:

Gëzim Krasniqi
Gëzim Krasniqi

“Ndeshja e radhës është derbi ndaj Tiranës përballje të cilës do ti japim të njëjtin vlerësim si takimet e tjera. Në të gjitha ndeshjet synojmë 3 pikët, sepse vetëm kështu do të mund të konkretizojmë në fund objektivin madhor fitimin e titullit Kampion. Sezonin e kaluar kundërshtari nuk na mposhti asnjëherë ndaj jam i bindur se edhe të shtunën do ta ruajmë këtë ecuri pozitive në përballjet me Tiranën. E rëndësishme për ne është të përgatisim çdo takim me qetësi. Derbi është një ndeshje speciale dhe është kënaqësi të jesh pjesë e asaj atmosfere magjike që ofron kjo përballje rivalësh. Një dedikim edhe për tifozerinë tone, do të japim gjithçka për ta fituar derbin dhe të gëzojmë mbështetësit tanë, të cilët mezi e presin këtë përballje.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.