Krasniqi fitues i Kupës së Malajzisë (VIDEO)

0
SHPËRNDAJE

Ka arritur të pamundurën Kedah duke fituar Kupën e Malajzisë edhe pse shihej si një ekip modest që nuk kishte asnjë shans ti afrohej kësaj ëndrre që u bë realitet falë edhe lojtarit të saj shqiptar, Liridon Krasniqi. Në finale Kedah, që vetëm dy vite më parë ishte në kategorinë inferiore, mundi ekipin e fortë e Selangor me penallti pasi rezultati i kohës së rregullt përfundoi 1-1.

Krasniqi, i njohur për driblimet e tij të cmendura dhe golat spektakolarë, është grumbulluar para pak vitesh në një zbor të Kombëtares së Shqipërisë por që atëherë është lënë në harresë ndërsa në harresë po e lë edhe Kosova pavarësisht se para njohjes mesfushori ofensiv e ka veshur fanellën e kaltërt në disa miqësore jozyrtare.

14581459_10211059985765898_1065730338690966354_n

S'KA KOMENTE

Comments are closed.