Krasniqi: “Tiranës i’a kemi marrë dorën, do kenë fatin e Skënderbeut në fund”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ka qenë Gëzim Krasniqi ai që ka dalë para mediave për të folur për derbin. Mbrojtësi i të kuqve është shprehur se fitorja ndaj Tiranës do të jetë si dhuratë për tifozët pas zhgënjimit në Pukë. Krasniqi foli se tashmë Tiranës i’a kanë marrë dorën dhe se në fund ata do të kenë fatin e Skënderbeut. Ja deklarata e plotë e Gëzim Krasniqit:

Gëzim Krasniqi
Gëzim Krasniqi

“Derbi është një përballje të cilën e presim me padurim të gjithë, jo vetëm tifozët, por edhe ne lojtarët. Pikërisht do të ndalem pak për ti’u kërkuar falje tifozëve tanë për atë zhgënjimin që dhuruam në Pukë në ndeshjen me Tërbunin. Premtojm se do u’a shlyejmë me një fitore të bukur në Derbi. Atmosfera në ekip është mjaft positive në prag të kësaj sfide, dhe besojmë se do jetë dhe rezultati do të anoj në favorin tonë. Tiranës ia kemi marrë dorën dhe besoj se edhe këtë herë fitorja do të e jona. I ftoj të gjithë tifozët tanë të jenë sa më të shumtë në numër dhe të na mbështesin siç kanë bërë gjithmonë pasi janë të mrekullueshëm, ju them se nuk do t’i zhgënjejmë. Këtë herë nuk na intereson loja e bukur përveçse marrja e 3 pikëve. Do të besojmë tek titulli deri në javën e fundit të kampionatit pasi ka ende mjaft pike në lojë. Edhe Skënderbeu do të ketë fatin e Tiranës”, ishin fjalët e Krasniqit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.