Krenar për ty Ballist Morina!

0
SHPËRNDAJE

ballist0Dikush guxoi të merrte autorësinë e tij. Dikush akoma vazhdon ende ta sulmojë, madje edhe duke drejtuar kallëzime në Prokurori, por ai mbetet gjithnjë stoik, krenar, një personazh deri dje misterioz. Madje sot i famshëm për të gjithë shqiptarët.

Bëhet fjal për Ismail Morinën, i njohur si “Ballist Morina”, njeriu i famshëm i Dronit në Beograd. Së fundmi gjatë një interviste me gazetarin Dritan Shakohoxha, në kamerat e “SuperSport”, ai ka rrëfyer gjithçka. Duket vërtetë rrenqethesë, origjinale, e dalë nga zemra. Ballisti rrëfen hapur gjithçka, ndryshe nga ata qe e sulmojnë, ata të cilët nën komoditetin e të pacenuarit, ulur rehat në studio televizive, hedhin helm mbi një njeri të bekuar nga mbarë kombi shqiptar.

Të kuptosh zemrën e Ballistit duhet të paktën në rradhë të parë të kesh qenë një herë në jetë “ULTRAS”, të kuptosh kodet e tij (më të vështira se kodi i Da Vinçit). Sytë e tij shprehin kënaqësinë e të gjithë shqiptarëve për atë natë nëntori në Beograd. Nuk ka shqiptar që nuk ndihet krenar dhe, pak a shumë spontanisht, autor i atij Droni që ngriti në stadium, mes Beogradit, flamurin AUTOKTON.

Një helm i madh për Serbinë, diçka që ata s’e kanë imagjinuar. Por njeriu që merr meritat, rrezikun, e gjithçka tjetër, padyshim është Ballisti, ky djalë i rritur me mundime, por që jeta e ka vendosur në një provë të vështirë dhe kur me dy fëmijë të vegjël për të rritur, akuzat e Serbisë pasohen edhe nga disa injorantë shqiptarë, burra që veç “brekëve të grave”, biografive të tyre, dashnorëve, e përralla të tjera me thashetheme, sulmojnë këtë njëri fisnik, që nuk paguhet nga asnjë, por thjesht nga zemra kuqezi.

ballistiPër të mos u hallakatur shumë në shkrimin tonë, shqiptarët duhet të injorojnë këta anti-patriotë që sajojnë histori të kota. Vendosni veten për një moment në vendin e Ballistit, në vendin e familjes së tij,  paramendoni o njerëz, në mes Beogradit, aty ku është një popull që ka pirë gjak shqiptari në të kaluarën! Ai, Ballisti mori guximin, organizoi diçka që mbase nuk e kishte llogaritur për jehonën, që do të bënte dhe ngjarjet që rrodhën pas saj.

E lehtë të gëzosh nga TV, e bukur të mburresh teksa pi një birrë në lokal dhe shikon Dronin në mes të stadiumit. E vështirë të kacavirresh ndër tuba, mure, hekura, gardhe! E vështirë të kesh një ushtri të tërë kundër! E vështirë të hartosh këtë plan në mënyrë perfekte.

Që të kthehemi pak pas në kohë, gjithkush e ka pasur të vështirë të mendojë se do të jetë i pranishëm në stadium dhe jo më të marrë përsipër një plan të tillë. Ky njeri duhet falenderuar nga zemra për gjithçka ka bërë. Tani është momenti që lotët gjatë intervistës së tij të shërbejnë për të shplarë mendjet e sëmura të shqiptarëve, që kanë menduar keq për të.

Por njëkohësisht të ndërgjegjësojë të gjithë popullin dhe padyshim edhe organet pushtetare, se ky njëri, pavarësisht se mban gjithçka të kyçur në zemrën e tij dhe me fisnikëri nuk e shfaq, ka nevojë për ndihmën e të gjithëve ne. Dikush duhet të kuptoj se nuk është lëmoshë, as mëshirë. Eshtë një detyrë patriotike për një njeri që është udhëhequr nga ndjenjat, patriotizmi, dëshira e të qenurit një shqiptar krenar, por tani ndodhet në një moment të errët.

Tifozet Kuq e Zi, gjate ndeshjes se futbollit ndermjet ekipeve kombetare, Shqiperi-Armeni, 2-1, e vlefshme per eleminatoret e "Euro 2016" ne France, e luajtur ne stadiumin "Elbasan Arena", ne qytetin e Elbasanit.	/r/n/r/nAlbanian fans, during the Euro 2016 qualifying round football match between Albania and Armenia, 2-1, at the Elbasan Arena Stadium.

Nëse pushtetarët apo njerëz të thjeshtë e mendojnë të kundërtën, të paktën minimalisht MOS U MBURRNI ME BURRËRINË E BALLISTIT, MOS GËZONI NË ZYRAT, SHTËPITË E PARLAMENTET TUAJA. Mundohuni të vendosni zemrën mbi interesat dhe paratë që ju kanë errësuar.  Një shprehje e urtë popullore thotë: “Nuk ta tha me gojë, por ta tha me shikim”.

I tillë ishte edhe rrëfimi i Ballistit, teksa kuptohej se largësia me familjen, mundësitë e tij të pakta për të parë fëmijët (tortura më e madhe për zemrën e një njeriu) e kanë detyruar të kthehet në folezën e tij, në fshatin e vogël të Kukësit. Dikush mund të mendojë edhe shprehjen tjetër: “Koka bën, koka pëson”, por Ballisti nuk vodhi bankat, nuk vrau njeri, nuk vendosi tritol, as përdori kallashnikov, siç jemi mësuar rutinë të dëgjojmë çdo ditë në vendin ku jetojmë.

Ai ndërmori një akt patriotik. Me veprimin e tij, padyshim ai mund të quhet Ismail Qemali, modern i shqiptarëve, një njeri që në mënyrën e tij, në botën e tij të çudirave, ngriti flamurin në mes Beogradit! Nuk duam ta amplifikojmë më shumë, por askush s’do të guxonte ta bëntë diçka të tillë.

Jepini Çezarit atë që i takon Çezarit! Jepini Ballistit atë që i takon Ballistit – ZEMRËN DHE PËRKRAHJEN E ÇDO SHQIPTARI ANEMBANË RRUZULLIT TOKËSOR.

©minuta90.com

 

Shikoni videon për të kuptuar më mirë thelbin e shkrimit tonë.

(Nëse nuk hapet video, klikoni “Watch on youtube”)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.