Kreu i FSHF Duka uron Kosovën për pranimin në UEFA

0
SHPËRNDAJE

Fadil Vokrri dhe Armand Duka
Fadil Vokrri dhe Armand Duka

Kosova pranohet anëtare me të drejta të plota në organizmin më të rëndësishëm të futbollit europian. Në Kongresin e 40 të UEFA, që zhvillon punimet sot në Budapest, një nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës ishte edhe shqyrtimi i kërkesës së Federatës së Futbollit të Kosovës për të qenë anëtare me të drejta të plota në këtë forum.

Fiilimisht ajo nuk u pranua anëtare me të drejta të plota, në organizmin më të rëndësishëm të futbollit europian. Pas votimit, ku kërkoheshin 36 vota për të njohur Federatën e Futbollit të Kosovës, pro saj votuan 33 anëtarë, 20 ishin kundër dhe vetëm një federatë abstenoi.

Në një prononcim të tij, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, menjëherë pas votimit deklaroi: “Ne duhet ti hapim dritën jeshile anëtarësimit të Kosovës në UEFA. Duhet ti japim një mundësi fëmijëve të Kosovës të luajnë futboll dhe të realizojnë ëndrrën e tyre”. Ai theksoi se:” Kosova zhvillon kampionat të rregullt dhe aktivitete të tjera kombëtare. Ajo luan ndeshje miqësore në nivel ekipi kombëtar dhe meriton të marrë pjesë në evente zyrtare europiane”.

Në mbyllje të fjalës së tij kreu i FSHF, theksoi se politika nuk duhet të përzihet në çështjet e futbollit. ”Ne nuk na dëmton aspak, përkundrazi që Kosova të jetë anëtare e UEFA-s. Do të ishte në interes të UEFA-s, që të kemi një anëtar të ri. Ju kujtojmë se të gjitha federatat sportive të Kosovës janë pranuar në organizmat ndërkombëtare përkatëse. Politika nuk duhet të përzihet në këto çështje”, përfundoi numri 1 i FSHF.

Më pas kanë folur edhe përfaqësues të Federatave të tjera. Pas përfundimit të tyre u kalua në votimin e dytë, ku Kosova arriti të fitojë duke marrë 28 vota dhe të shpallet anëtarja e 55 e UEFA-s

Menjëherë pas vendimit për pranimin e Kosovës në UEFA, Presidenti Armand Duka dhe delegacioni shqiptar kanë uruar Kryetarin e FFK Fadil Vokrri dhe delegacionin kosovar. I pyetur për faqen zyrtare të FSHF, Presidenti Duka u shpreh: “Jam shumë i lumtur në këtë ditë, që do ta konsdieroja historike jo vetëm për futbollit kosovar por edhe për historinë e Republikës së Kosovës. Tashmë Kosova, do të ketë mundësinë që të jetë pjesë zyrtare e familjes së madhe të futbollit. Në këtë mënyrë janë realizuar përpjekjet disavjeçare të FFK dhe drejtuesve të saj. E urova me shumë emocion Presidentin Vokrri duke i konfirmuar marrëdhëniet vëllazërore, që ekzistojnë mes dy institucioneve tona. Ndjehem krenar për këtë vendim, për arritjen e të cilit edhe ne kemi kontribuar duke bashkëpunuar ngushtë me vëllezërit tanë të insitucionit të futbollit kosovar. Për futbollin në këtë vend, tashmë do të hapen perspektiva të reja dhe ai do të njohë zhvillime të mëdha, të cilat na kënaqin pa masë”.

Më pas presidenti Armand Duka, e ka vlerësuar vendimin edhe për kontributin që ai do të japë edhe për njohjen e Kosovës në botë. “Pranimi i Kosovës, si anëtare me të drejta të plota në UEFA, do të krijojë një impakt akoma më pozitiv për vazhdimin e proçesit të njohjes së saj në arenën ndërkombëtare. Ky është një moment historik, që duhet vlerësuar shumë edhe në këtë pikëpamje.”

Presidenti Armand Duka, kryesonte delegacionin shqiptar në Kongresin e UEFA-s, ku merrnin pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku dhe anëtari i KE, Artan Hajdari.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.