Krijohet Vllaznia B

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSuperiorja/ Ashtu si ka ndodhur vitet e fundit në futbollin shqiptar, teksa shumë ekipe kanë krijuar edhe skuadrën B, këtë gjë kanë bërë edhe drejtuesit e KF Vllaznia. Ata kanë zyrtarizuar sot krijimin e ekipit B qe do të regjistrohet tashmë në Federatën Shqiptare të Futbollit për të marrë pjesë në një nga kampionatet e saj. Puna e këtij ekipi do të nisë ditën e hënë në orën 09:00 kur në fushën sportive “Reshit Rusi” do të zhvillojë seancën e parë stërvitore. Njëkohesisht klubi shkodran bën të ditur se trajner i këtij ekipi është emëruar Ervis Kraja.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.